Vendosni fjalën kyçe....

U thirr nga SPAK, Bardhi: Më caktoni ditë tjetër për deklarimet e Xibrakës


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar datë tjetër për të dhënë deklarime si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10 atëherë kur është caktuar po në një ditë tjetër.

Kjo për shkak të një angazhimi politik që Gazmend Bardhi ka në Berlin dhe Londër nga datat 14 e deri me 23 Maj.

Në të tilla kushte Bardhi kërkon që deklarimet e tija të bëhen këtë të hënë ose të marten.

Nëse nuk është e realizueshme, të paraqitet në SPAK pas përfundimit të angazhimeve politike.