Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e policit në Fier/ Shkak dyshohet një konflikt i çastit, policia në kërkim të autorit


Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi sot Fierin.

Policia njofton se dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimit, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Strukturat e policisë po punojnë për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.