Ish-presidenti amerikan Donald Trump do e mundte Joe Biden në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nevada dhe Pensilvani nëse zgjedhjet e nëntorit do mbaheshin sot, sipas sondazhit të fundit nga Neë York Times dhe Siena College.
Sondazhet treguan se Trump kryeson me shtatë për qind në Arizona dhe Miçigan, dhjetë në Xhorxhia, tre në Pensilvani dhe dymbëdhjetë pikë në Nevada.
Sondazhi është “i mbushur me lajme të këqija për Bidenin, nëse ka të bëjë me abortin, ekonominë, Gazën, e kështu me radhë”, tha kryeanalisti politik i New York Times, Nate Cohn.
“Forca e Trump është kryesisht falë afrimit të votuesve të rinj, të zinj dhe hispanikë”, shtoi ai.
Muslimanët ose arabo-amerikanët kanë vërshuar gjithashtu për të favorizuar Trumpin në “dezertime të mëdha” nga demokratët, të nxitur kryesisht nga mbështetja e Biden për ofensivën e Izraelit kundër Gazës.
Votuesit që janë myslimanë ose me origjinë nga Lindja e Mesme/Afrika e Veriut (MENA) tani favorizojnë Trump 57% – 25% me 18% të pavendosur, tregoi sondazhi. Në vitin 2020 56% favorizuan Biden dhe vetëm 35% mbështetën presidentin e atëhershëm.
“Kur pyetëm votuesit arabë ose myslimanë që nuk e mbështetën zotin Biden për çështjen e tyre më të rëndësishme në garë, rreth 70 për qind përmendën politikën e jashtme ose luftën në Gaza,” vuri në dukje Times.
Pothuajse 4,100 votues të regjistruar u anketuan midis 28 prillit dhe 9 majit. Sipas Cohn, përgjigjet e dhëna nga votuesit që më parë mbështesnin Bidenin, por tani po i drejtohen Trumpit, ishin “tipike: ekonomia, luftërat, emigracioni” dhe “skepticizmi i Bidenit”.
Duke sugjeruar se problemi ishte me vetë Biden dhe jo me partinë, sondazhi tregoi se demokratët kryesonin garat e Senatit në Arizona, Nevada, Pensilvani dhe Uiskonsin.