Aston Villa ka marrë një pikë të rëndësishme ndaj Liverpoolit, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ndeshja e luajtur sonte në “Villa Park” përfundoi me rezultatin 3:3.
Kjo përballje i takoi javës së 37-të dhe të parafundit në Premierligë.
Vendasit ishin në disavantazh prej dy golave, por ia dolën që të barazonin shifrat në fundin e ndeshjes.
Emiliano Martinez (2’ autogol), Cody Gakpo (23’) dhe Jarrel Quansah (48’) realizuan për “Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit.
Ndërsa, për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery shënuan Youri Tielemans (12’), Jhon Duran (85’, 88’).
Aston Villa pas këtij barazimi ka 68 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, me pesë pikë më shumë se Tottenham Hotspur, që ka një ndeshje më pak.
Liverpooli është i treti me 79 pikë.