Vendosni fjalën kyçe....

Çohet për gjykim dosja ndaj ish-shefes së Kadastrës Sarandë, ish-deputetit e dy-ish zyrtarëve


Prokuroria Sarandë ka firmosur katër masa ndaj një ish-deputeti dhe tre ish-zyrtarë të Kadastrës.

Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitjeje dhe ndalim të largimit jashtë vendit ndaj ish-drejtoreshës së Kadastrës Aida Demi si dhe masën arrest në shtëpi për ish-zyrtarët e Kadatrës, Erald Lika, Ermen Stroka dhe ishdeputetin e PD-së Gani Hoxha.

Demi dhe dy-ish zyrtarët e Kadastrës Sarandë akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me legalizimin e një objekti  në mënyrë të paligjshme në favor të ish-deputetit i cili ka përdorur dokumente të falsifikuara.

Sipas prokurorisë, përmes veprimeve të paligjshme nga ish-drejtoresha e Kadastrës Sarandë, është tjetërsuar pasuria (truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godina katër kate me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sip 1056 m2 aktivitet social ekonomik).

“Ndaj shtetasve më sipër, me vendimin nr 113, datë 13.5.2024, pas kërkesës së organit të akuzës, është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, masa e sigurise “arrest në shtëpi” ndërsa ndaj ish-drejtoreshes së ASHK Sarandë, për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç” është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar edhe ndaj shtetasit Gani Hoxha, si personi që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumenta të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Zyrtarët e ndaluar akuzohen se kanë legalizuar një objekt katërkatësh në hyrje të Sarandës. Godina bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të ish-deputetit Gani Hoxha.

Sipas organit të akuzës legalizimi dhe regjistrimi i pronës është i paligjshëm, pasi prona është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumenta të falsifikuara.