Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e efektivit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin


Forca të shumta policia dhe RENEA vijojnë kontrollin për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia, krim i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Baltëz të Fierit.

23-vjeçari Azgan Mërnica është shpallur në kërkim për krimin ndërsa shumica e kontrolleve sot po kryhen në fshatrat Sulaj dhe Havaleas, ku dyshohet se fshihet i riu. Deri tani për vrasjen e efektivit 28-vjeçar janë shoqëruar familjarët e autorit të dyshuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku 23-vjeçari qëlloi me një plumb në kokë efektivin me uniformë që po shkonte në punë. Policia ka ofruar 30 mijë euro për informacione të vlefshme që mund të çojnë në kapjen e autorit.

Dyshohet se përplasja mes efektivit dhe Mërnicës nisi për radhën e kalimit me makinë. Babai i Novruz Cenalisë është gjithashtu punonjës në policinë e Fierit ndërsa dyshohet se është përfshirë në një vrasje të ndodhur para shumë vitesh në Has.

Autori i dyshuar Mërnica, është vëllai i Kiri Mërnicës, i dënuar për tentativë vrasjeje.