Tetë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë raportohet se janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.
Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.
Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.
Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.