Nuk ka ende asnjë gjurmë nga autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, krim i ndodhur më 13maj në fshatin Baltëz të Fierit.
Azgan (Asllan) Mërnica e qëlloi efektivin që po shkonte në punë me një plumb në kokë dhe më pas u arratis.
Forca të shumta të policisë, FNSH-ja e RENEA kanë dy ditë po kontrollojnë fshatrat e zonat ku dyshohet se mund të jetë fshehur Mërnica pas krimit po deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
Dyshohet se autori dhe Cenalia u përplasën për radhën e kalimit me makinë e më pas 23-vjeçari nxorri një pistoletë që mbante me vete duke e qëlluar me një plumb në kokë efektivin.