Vendosni fjalën kyçe....

Farkë/ Gjarpri pickon 10-vjeçaren në shkollë, e mitura niset drejt spitalit


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Farkë, pasi një vajzë 10-vjeçare është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

E mitura ka qënë në ambjentet e pasme të shkollës kur është sulmuar nga gjarpëri.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Ndërsa në një tjetër shkollë në Tiranë dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe një prej tyre ka përfunduar në spital.

“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.