16 gra kanë akuzuar magjistarin e njohur David Copperfield për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme që përfshin dekada. Më shumë se gjysma thanë se ishin adoleshente në atë kohë. Avokatët e Copperfield thonë se akuzat janë “jo vetëm krejtësisht të rreme, por edhe krejtësisht të pabesueshme”.
Më shumë se gjysma e akuzave janë nga gra që thanë se ishin nën 18 vjeç në kohën e incidenteve. Disa thanë se ishin 15 vjeç, megjithëse ai mund të mos i kishte ditur moshat e tyre.
Akuzat kundër tij përfshijnë pretendimet se ai drogoi tre gra para se të kishte marrëdhënie seksuale me to. Pretendimet kundër iluzionistit 67-vjeçar – të cilat ai i ka mohuar – shtrihen nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2014.
Gratë që kanë ngritur akuza për sjelljen e Copperfield e takuan atë përmes punës së tij si një nga argëtuesit më të suksesshëm në botë.
Disa nga gratë i thanë The Guardian se vetëm pas lëvizjes #MeToo ishin ndjerë në gjendje të flisnin për përvojat e tyre të supozuara me Copperfield.
Disa ranë dakord të përmendeshin në shkrimet e The Guardian. I pyetur për pretendimet, Copperfield mohoi çdo lloj akuze. Në përgjigjet me shkrim, avokatët e tij i thane The Guardian se ai “kurrë nuk ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me askënd, sidomos me askënd të mitur”.
Ata thanë se një përshkrim “i vërtetë” i Copperfield do përshkruante “mirësinë, drojën dhe trajtimin e tij me respekt të burrave dhe grave”.
Ata thanë se Copperfield është një kampion i lëvizjes #MeToo, e cila ka nxitur gratë të denoncojnë historitë e tyre të abuzimeve të supozuara.
Avokatë thanë gjithashtu se kishte pasur më parë “pretendime të shumta false” kundër tij.