23-vjecari Azgan Mërnica i cili akuzohet për vrasjen e policit të Shqiponjave Novruz Cenalia tre ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit ka treguar dinamikën e krimit sipas tij.
I riu tha se ka qenë duke ecur me makinë bashkë me të ëmën kur është përballur në rrugë me 28-vjeçarin.
Në një çast, Mërnica ka pohuar se i është dikur sikur efektivi i Shqiponjave i k a bërë me dorë dhe ka ndaluar mjetin për t’u sqaruar.
Sipas tij, për një çast i është dukur sikur efektivi po e çonte dorën te arma dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që kishte me vete dhe e ka qëlluar, raporton Shqiptarja.
“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë.” – ka thënë Mërnica para hetuesve.