Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni blic i FNSH dhe RENEA-s/ Kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt


Policia, FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit.

Policia ka ‘zbarkuar’ për kontrolle dhe në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Po ashtu kontrolle po ushtrohen dhe në banesat e personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj. ‘Mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton i zhdukur prej 1 viti, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Sakaq, pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.