Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, Plarent Ndreca deklaroi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni hetimor duhet ta shtrijë periudhën për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.
Një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga opozita. Deputeti Edmond Spaho është është shprehur objekti i komisionit është hetimi i dy kontratave të hartuara, miratuara dhe zbatuara nga qeveria që nga 2014 dhe kërkimi përtej këtij viti do ta fuste punën e komisionit në qorrsokak.
“Ky diskutim i pavlerë, për të humbur kohën e punës së këtij komisioni. Ne si opozitë duam të hetojmë dy kontrata të hartuara, të miratuara dhe zbatuara nga qeveria e majtë pas vitit 2013.
Dhe të fillosh të kërkosh para kësaj është ta fusësh punën e komisionit në qorrsokak. Së dyti, nëse jeni të interesuar për këtë çështje, ngrini një komision dhe hetoni çfarë të doni.
Por ne objektin e kemi dy kontratat e vitit 2014 e këtej. Së treti dhe nga ana teknike nuk ka lidhje çështja për të cilin flisni ju për hetimin.
Rasti që duan të hetojmë ne është kontratë koncensionare. Dhe së fundmi, përplasje të tilla ka patur dhe më përpara”, tha Spaho.