Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Liria e Medias, një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie funksionale



Deputetja e Pd dhe kryetarja e Komisionit të C1ështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në takimin e organizuar nga SCIDEV në lidhje me Forcimi e Sigurisë së Gazetarëve dhe Lirisë së Medias. Një aktivitet ku të pranishëm ishin dhe funksionarë të qeverisë dhe që u moderua nga ish ministrja e Sipërmarrjes në Kosovë, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Kryetarja e Komisionit të Cështjeve Europiane evidentoi në takim problematikat e raporteve të ndryshme të shfaqura nga progresraporti i BE dhe raportet e tjera ndërkombëtare si Freedom House. Më pas ajo shtjelloi punën që duhet të bëjë kuvendi për të mos lejuar rrëshkitjen e Shqipërisë në një demokraci joliberale.

Postimi i plotë:

Liria e Medias është një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie institucionale dhe funksionale. Progresraportet e ndryshme dhe ndër vite shoqëruar me raportet e tjera ndërkombëtare, kanë dëshmuar një degradim të trishtë të lirisë së medias.

Parlamenti, nga ana tjetër, përpos se ka mbetur një noter i asaj që njihet si “shtet i kapur” duhet të angazhohet në betejën për të kërkuar llogari dhe për të ndryshuar legjislacionin për të mbrojtur median dhe lirinë e saj.

KKIE ka ndërmarrë disa hapa në shërbim të kësaj qasje për të kërkuar llogari dhe informacion ndaj qeverisë teksa dëgjojmë kryetarin e Bashkisë Tiranë që sulmon drejtëpërdrejtë gazetaren investigative Ola Xama apo gazetarë të tjerë për shkrimet dhe qendrimet e tyre.

Në të vërtetë detyra e kuvendit dhe mbi të gjitha e opozitës në atë sallë parlamentare është të mbrojmë median nga sistemi i korruptuar dhe që ka sponsorizuar një kulturë korruptive që sulmon të vërtetën kur ajo del nga media.