Punonjësit e RTSH-së kanë denoncuar shkarkimet masive nga drejtori i Përgjithshëm Alfred Peza.
Ata janë takuar ditën e sotme me deputeten e PD-së Ina Zhupa në mjediset e Kuvendit, duke prezantuar shqetësimet e tyre lidhur me sjelljen e Pezës në krye të RTSH.
Gazetari Isa Mysyraj shkruan se takimi është zhvilluar pa praninë e medisa dhe kamerave të cilat nuk janë lejuar.
“Shkarkimi im erdhi si pasojë e presionit të madh mbi drejtuesin tim duke e kërcënuar dhe duke i thënë: Deklaro ti që Geraldi nuk ka qenë në punë dhe unë ty do të mbaj në punë kurse atë do ta shkarkoj. Me arrogancën e pashembullt që ky person guxoi si në pronën e babait të tij ne shkuam më pas dhe takim direkt dejtorin e Përgjithshëm. Me arrogancë të jashtëzakonshme ai nuk pranoi të na takonte duke na thënë që nuk kam kohë, nuk kam mundësi dhe në i thamë se 18 vite punë nuk mund të na e hedhësh poshtë për 18 minuta. Në shtrëngoi dorën, siç e bën gjithmonë dhe na tha pa problem, do vazhdoni punën siç keni qenë në fillim. Pas një ore mblodhi komisionin, pas dy orësh nxorri letrën që këta persona nuk duhet të hyjnë më në RTSH. Një komision fiktiv.” – dëgjohet të thotë një nga punonjësit e shkarkuar prej Pezës në videon e publikuar në Facebook nga gazetari Myzyraj.