Vendosni fjalën kyçe....

Po shkarkohen qindra ton ushqime me ndihma humanitare në Rripin e Gazës 


Luftimet e ashpra midis trupave izraelite dhe krahut ushtarak të Hamasit vazhdojnë në Rripin e Gazës, ku, pas disa ditësh bllokadë të plotë të enklavës, më shumë se treqind paleta me ndihma humanitare u shkarkuan, nga ushtria e SHBA.

 “Mbi 300 paleta me ndihma humanitare”, të parat që hynë në enklavë përmes dokut të përkohshëm të ngritur nga ushtria amerikane në Rripin e Gazës, mundën të shkarkoheshin, njoftuan forcat e armatosura izraelite.

Nga ana e tij, Hamasi theksoi në deklaratën e vet se “asnjë rrugë e shpërndarjes së ndihmave, duke përfshirë dok, nuk është një alternativë ndaj rrugëve tokësore nën mbikëqyrjen palestineze”.

Pas disa ditëve të ndihmave humanitare që u bllokuan për të arritur në enklavën e rrethuar palestineze ku rrezikohet uria, ushtria amerikane njoftoi të premten se “rreth 500 ton (ndihmë) do të dërgohen brenda ditëve të ardhshme”.

Londra njoftoi nga ana e saj se një ngarkesë me ndihma humanitare britanike ishte “dorëzuar” në bregdetin e Gazës, njëkohësisht “me ndihmën e SHBA-së dhe Emirateve të Bashkuara Arabe” përmes korridorit detar nga Qiproja, ndërsa Franca tha se një anije e marinës e cila kishte lundruar nga Qipro ka nisur shkarkimet në dok artificial.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite kreu bombardime të reja në Rafah, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, dy të vdekur u raportuan në kampin e refugjatëve Berbera, në pjesën qendrore të qytetit.