Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm britanik viziton Tiranën më 22 maj


Ministri i Jashtëm Britanik David Cameron do vizitojë Tiranën më 22 maj. Ai pritet të takohet me kryeministrin Rama e presidentin Begaj si dhe homologun Igli Hasani.

Në qendër të takimeve pritet të jetë emigracioni i paligjshëm si dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Britania ka miratuar pak kavë më parë planin për deportimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda ndërsa Shqipëria ka arritur një marrëveshje me Italinë për ngritjen e një kampi për pritjen e trajtimin e emigrantëve të paligjshëm që kapen në detin Mesdhe pa mbërritur në tokën italiane.