Çasti dramatik kur një roje sigurie i Amazon u përpoq të vriste mbikëqyrësin e tij është kapur nga kamerat e sigurisë.
Në videon duket punonjësi i cili nxjerr një pistoletë dhe përpiqet të godasë shefin nga prapa po fatmirësisht arma bllokohet. 22-vjeçari Ali Hamsa Yusuf më pas u largua qetësisht por pak minuta më pas u përplas me policinë që u përpoq ta arrestonte dhe humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Ndërkohë më herët shefi u pa duke u laarguar me shpejtësi pas përpjekjes së dështuar të atentatit ndaj tij.