Autoritetet libiane kanë arrestuar dhe burgosur disa zyrtarë të rangut të lartë për përpjekjen për të kontrabanduar arin jashtë vendit për qëllime fitimi.
Bëhet fjalë 26 ton ar me një vlerë prej 2 miliardë dollarësh, që përbën një të katërtën e plotë të rezervave të arit të Libisë, megjithëse është e paqartë nëse ari ishte kontrabanduar nga rezerva, apo ishte nga ndonjë burim tjetër.
Libia është një pikë e nxehtë për kontrabandë emigrantësh, karburanti, sendesh të çmuara, etj.
Sipas një deklarate zyrtare të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, drejtori i Doganave dhe disa zyrtarë të tjerë u burgosën pas arrestimit të tyre në janar kur u zbulua komploti i kontrabandës në aeroportin e Misrata.