Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur si ‘Sanco’, gjatë një atentati me mine të telekomanduar.
Edmond Papa u vra në rrugën “Fadil Binaku” në Tiranë.
Sipas hetimeve të Prokrurisë, Edmond Papa është ekzekutuar si hakmarrje për vrasjen me telekomandë të Aleksandër Sadikajt, teksa Andrew (Edvin) Bode, dyshohet se ka qenë në rolin e qitësit, teksa vijon të jetë ende në kërkim nga Policia. Ai është ndihmuar nga Albano Velo, për të kryer krimin.