Vendosni fjalën kyçe....

Martesa e dy anëtareve të komunitetit LGBT, Meta: Jeni horra në shërbim të një agjende perverse


Zërave që kanë reaguar ashpër për martesën e dy anëtareve të komunitetit LGBT në Bashkinë e Tiranës, iu është bashkëngjitur edhe presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

‘Si mund të mos e keqpërdornin edhe veladonin këta horra për të “legjitimuar” veprimet e tyre të paligjshme në shërbim të një agjende perverse”, shkruan Meta.

Meta akuzoi mazhorancën socialiste se prej 11 vitesh, jo vetëm kanë bllokuar kthimin e pronave të komuniteteve fetare, por po jua tjetërsojnë çdo ditë për t’i grabitur.

 

Postimi i kreut të PL, Ilir Meta:

Si mund të mos e keqpërdornin edhe veladonin këta horra për të “legjitimuar” veprimet e tyre të paligjshme në shërbim të një agjende perverse.

Këta janë jo vetëm bijtë e atyre që u vunë kazmën kishave, xhamive dhe teqeve, por edhe të atyre që u futën armë vetë në kisha dhe objekte kulti për t’i arrestuar, dënuar, internuar dhe pushkatuar pa gjyqe klerikët e ndritur.

Këta janë ata që prej 11 vitesh jo vetëm kanë bllokuar kthimin e pronave të komuniteteve fetare por po jua tjetërsojnë çdo ditë për t’i grabitur.

Kthimi i pronave të komuniteteve fetare është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Si nuk ju vjen keq për atë fëmijë të pafajshëm që e keni traumatizuar!