Është mbledhur sot Këshilli i Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kryetarja e Këshillit Dhurata Çupi tha se sot nuk merren dot vendime nga Këshilli sepse nuk plotësohet kourumi. Çupi shtoi se i ka kërkuar administrës së Kuvendit të thërrasë mbledhje e të plotësohet kourumi, me qëllim që në mbledhje të shqyrtohen vendimet e GJK.
“Sot nuk mund të marrim dot vendime, sepse nuk janë 6 deputetë, nuk plotësohet kourumi. Kur pjesëmarrja e kolegëve të jetë e plotë, mund të merren më shumë vendime. Ligji për studentët është një ligj që është kundërshtuar nga opozita. Administrata të marrë masa që mbledhja e radhës të zhvillohet sa më shpejt. Administratës i kërkoj që të mbledhë kourumin sa më shpejt, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mund të shqyrtohen”, u shpreh Çupi.