Bologna e ka lëshuar fitoren nga duartë përballë Juventusit, pasi ishte duke fituar 3:0 dhe për në 15-të minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët barazuan gjithçka.
Një ndeshje fantastike u zhvillua mes dy skuadrave e cila u mbyll 3:3, në kuadër të xhiros së parafundit në Serie A.
Vendësirë lëshuar një mundësi të artë që me fitore të sigurojnë një vend për garat e Ligës së Kampionëve.
Që në minutën e dytë, Calafiori kaloi vendësit në avantazh.
Zhvillohej minuta e 11-të kur sërish Bologna shënon, këtë herë me autor Castron për 2:0.
Ekipi italian e nisi fuqishëm edhe pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, sërish në skenë Calafiori, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.
Kur të gjithë menduan se Bologna do të marr tre pikë, kështu nuk menduan djelmoshat juventinë, që në 15-të minutat e fundit të takimit shënuan tri herë radhazi.
Serinë e golave për zonjën e vjetër e hapi Chiesa.
Brenda dy minutave, Juventusi barazoi gjithçka. Zhvillohej minuta e 83-të kur Milik realizoi gol të bukur për 3:2.
Baraspeshën në takim e vuri sërish Chiesa, që këtë herë shënoi për 3:3 dhe rezultatin final.
Me këtë barazim, të dy skuadrat kanë nga 68 pikë në pozitat tre e katër dhe java e fundit do të vendos për fatin e tyre për një vend në Champions, pasi aty në lojë është edhe Atalanta, që ka një pikë më pak e një ndeshje më pak.