Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, u kapën me 500 gramë kokainë, dy në pranga 


 

Dy shtetas  A. Sh., 32 vjeç dhe B. K., 34 vjeçe, janë arrestuar nga policia e Tiranës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Po ashtu 32-vjeçari ka rezultuar se kishte thyer edhe masën e arrestit në shtëpi.

NJOFTIMI I POLICISË

“Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;

– B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.