Vendosni fjalën kyçe....

Escobar: Shpresoj që opozitën shqiptare të mos e drejtojë dikush që na kujton Shqipërinë e viteve ‘90


I dërguari special amerikan në dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe se në krye të opozitës nuk duhet të jetë dikush që të kujton vitet ’90.

Në ditën e fundittë punës si Zëvendësndihmës Sekretar, Escobar theksoi se opozita duhet të jetëe e  qartë në zgjedhjen e saj për sa i përket udhëheqjes.

“Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucione. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve mundësi për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj. E qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do e gjejë rrugën e saj.” – tha Escobar në emisionin “Balkan Debrief” të gazetares Ilva Tare.