Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në një minierë në Martanesh, një minator humb jetën dhe tjetri në gjëndje të rëndë


Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, informoi policia.