Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka cilësuar si tango mes rilindasish raportimin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se SPAK garantoi që do ta mbrojë Edi Ramën me mish e me shpirt.
“Kuvendorët rilindas lumturohen që SPAK-ut i duhen 100 vjet për të thirrur Ramën që ka në kurriz 1001 afera mafioze. Kuvendorët rilindas vetëm “mahniten” nga SPAK-u që i duhen katër vjet për të thirrur për muhabet Veliajn.
SPAK-u amniston krimet zgjedhore të Ramës, ministrave, deputetëve, drejtorëve të policisë dhe deputetët rilindas e admirojnë”, shkruan Vasili.
Postimi nga Vasili
Raportimi i SPAK ne Kuvend, tango mes rilindasish!
SPAK po raporton ne Kuvend, thene ndryshe po pijne nje kafe mes rilindasish.
SPAK-u ju garanton qe do ta mbroje Edi Ramen me mish e me shpirt.
Keta deputetet rilindas i garantojne SPAK-ut mbeshtetje, lavderime, perdellime, perqafime.
SPAK-u ju kerkon deputeteve zgjatje mandatesh dhe vende te mira ne gjyqesor, e te tjera e te tjera dhurata per vete.
Dhe i meriton dhuratat SPAK ndaj:
Kuvendoret rilindas lumturohen qe SPAK-ut i duhen 100 vjet per te thirrur Ramen qe ka ne kurriz 1001 afera mafioze.
Kuvendoret rilindas vetem “mahniten” nga SPAK-u qe i duhen kater vjet per te thirrur per muhabet Veliajn.
SPAK-u amniston krimet zgjedhore te Rames, ministrave, deputeteve, drejtoreve te policise dhe deputetet rilindas e admirojne.
Dhe tango mes tyre vazhdon…..