Rishi Sunak do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, raporton Sky News.
Kryeministri i Britanisë dhe lideri i konservatorëve Rishi Sunak më herët pretendoi se në gjysmën e dytë të vitit 2024 do të zhvillohen zgjedhje kombëtare në Britani, duke folur në parlamentin britanik dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të përsëritura.
Gjithashtu, numri 10 refuzoi të përjashtonte një zgjedhje të përgjithshme të parakohshme kur Rishi Sunak sot mirëpriti rënien e inflacionit dhe tha se kishte “ditë më të mira” përpara.
Megjithatë, sot (22/5) është dita e fundit që mund të shpallen zgjedhjet.
Kujtohet se Lord Cameron u largua me shpejt nga vizita e tij në Shqipëri për t’u kthyer në mbledhjen e kabinetit ndërsa Jeremy Hunt anuloi një dalje në ITV sonte.