Sparta e Pragës ka triumfuar 1-2 ndaj Plzen, në finalen e Kupës së Çekisë. Në Doosan Arena (Plzen), ndesha u luajt me ritëm të lartë, edhe pse në pjesën e parë mungoi goli.
Në pjesën e dytë, autogoli i Dueh kaloi Spartën në epërsi, ndërsa pak më vonë Chory vendosi ekuilibrat. Në shtesë, Sparta siguroi suksesin me golin e Birmancevic.
28-vjeçari shqiptar, Qazim Laçi ishte titullar në këtë takim për skuadrën e Priske. Mesfushori kuqezi i Spartës së Pragës luajti 90 minuta.