Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë gruan, identifikohet autori i dyshuar


52 vjeçari Jakup Shahu, dyshohet se për shkaqe xhelozie ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

52 vjeçari person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.