Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Laç, furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga, humb jetën shoferi


Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se shoferi i furgonit ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Për pasojë furgoni ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në pamje, Ardian Stafa 50 vjeç është shoferi që humbi jetën, ndërsa në furgon ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, personel i Ministrisë së Shëndetësisë. Ata po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. 

Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi Ardian Stafa, rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.