Vendosni fjalën kyçe....

Çiklistët përplasen me njëri-tjetrin gjatë turit çiklistik në Vlorë, disa të lënduar


Një aksident u shënua pasditen e sotme gjatë turit çiklistik Vlorë-Himarë-Llogara. Disa çiklistë janë përplasur në aksin Kuç-Qeparo teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë.

Sipas raportimeve në media, ka disa të lënduar, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.

Çiklistët duket se kanë rrëshkitur dhe janë përplasur me njëri tjetrin teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni, e cila përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.

Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më datë 20 të këtij muaji nga sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë.

Aktualisht, zhvillohet etapa e katërt dhe pritet të zhvillohet dhe etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.

Garat vlejnë gjithashtu për Olimpiadën e Parisit, ndërsa turi çiklistik i Shqipërisë njihet edhe nga Federata ndërkombëtare.