Ish-kandidati Bashës për bashkinë Tiranë Roland Bejko u ka bërë thirrje mbështetëve të kreut të Rithemelimit Berisha që të shkëputen prej tij pasi janë në rrugë të gabuar.
Ai citoi deklaratën e dy ditëve më parë nga i dërguari special amerikan në dialogon Kosovë-Serbi Gabriel Escobar, i cili i bëri thirrje opozitës që të shkëputet nga e shkuara, nga personat që i kujtojnë SHBA-së ditët e vjetra të viteve ’90, duke nënkuptuar qartazi Berishën.
“Pas pak ditësh është gjyqi i vulës, logos. Deklarata e Escobar i adresohet edhe një target grupi si mbështetësit e zotit Berisha. Të cilëve iu thuhet se jeni në rrugën e gabuar. Ai është i izoluar edhe nga faktori ndërkombëtar. Këtë e shtjelluan më tej britanikët. Qeveria britanike ka dhënë argumenta edhe më shumë dhe pse nuk mund ti hiqet non grata pasi akuzohet për nxitje korrupsioni. Zoti Escobar certifikoi politikat e reja të SHBA në Ballkan. Duhet të mbyllin historinë me republikat e vjetra të këtij rajoni. Shqipëria është në këtë stad. Në këto kushte, kush ka dalë me besimin se Berisha do i sjelli në pushtet, ka kohë të kthehet. Berisha ka zgjedhur rrugën e gabuar pasi hallin e vet personal e futi në parti”, tha Bejko.