Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me një grup ekspertësh të ekonomisë, financave dhe energjisë, në kuadër të finalizimit të programit politik të PD-së. Në një postim në Facebook, Basha ka deklaruar se plani i PD-së për të transformuar Shqipërinë në një vend të favorshëm për biznes përfshin disa masa kryesore, si taksa e sheshtë dhe qeverisja e vogël dhe efektive. Sipas Bashës, këto politika janë të kalkuluara deri në detaje për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.
Në postimin e tij, Basha theksoi rëndësinë e këtyre reformave për të tërhequr investime dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai vuri në dukje se një sistem taksash i thjeshtë dhe qeverisje e efektive do të ndihmonin në reduktimin e burokracisë dhe në përmirësimin e efikasitetit të administratës publike.
“Me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë vijuam diskutimet për finalizimin e planit tonë për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit, për një ekonomi të fortë, vende të reja pune me paga të larta dhe për ta shndërruar në një vend ku i’a vlen të bësh biznes.
Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit tonë të kalkuluar deri në detaje.
Ne do të kemi parashikueshmëri fiskale e konkurrencë të ndershme për çdo investitor dhe biznes vendas dhe të huaj, sepse kështu mund të sigurojmë më shumë investime, më shumë vende pune, më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët tanë”-shkruan Basha.