Kryeministri Rama është shprehur skeptik lidhur me funksionimin e qendrave për trajtimin e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin.
Sipas marëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive, qendrat duhet të hapeshin më 20 maj, po kjo nuk ka ndodhur.
Kreu i qeverisë tha në një intervistë për median italiane La Repubblica se shtyrja e hapjes së qendrave është për shkak të shtetit italian, pasi Shqipëria ka oftuar terrenin dhe gatishmërinë saj, ndërsa pjesa tjetër i takon palës italiane.
Rama tha ishte skeptik për administrimin e qendrave duke pasur parasysh procedurat, burokracinë italiane e rregullat evropiane.
“Të gjitha gjërat janë vetëm italiane, Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë. Qendra do jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i tij. Dhe do jetë shumë e vështirë për procedurat. Si do menaxhohen 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?”, tha Rama.