Drenova dhe Kasnica janë dy fshatra mjaft të njohur në Patos për kultivimin e qershive, por këtë vit duket se kushtet e motit kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit. Në shumë raste prodhimi është dëmtuar duke bërë që të mos shkojë në treg. Banorët thonë se për të dytin vit radhazi prodhimi është i papërfillshëm për shkak të faktorëve atmosferike, shkruan BW.
Një tjetër problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore për të vjelë qershitë. Mjaft familje që sigurojnë të ardhura nga fryti i qershisë janë vënë në vështirësi.
Ky është viti i dytë që prodhimi ka qenë i paket, në një zonë, e cila njihet prej shumë kohësh si prodhuesja kryesore e qershisë në Qarkun e Fierit.