Një shpërthim me tritol ka ndodhur në afërsi të një lokali në Malësi të Madhe.
Policia njofton se rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit.
Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
“Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.