Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, makina përfundon në oborrin e një banese, gjendet i vdekur 22-vjeçari


Gjendet i pajetë shoferi i makinës tip ‘Ford’ i cili doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës, Rrogozhinë Lushnje.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Konjat. 

Trupi i Fabjol Ibralliun u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm.

Në pamjet shihet se makina ka dëme të shumta.

Dyshohet se 22 vjeçari ka qenë me shpejtësi prej 160k/h, kur ka humbur kontrollin ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.