Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për në 5 qershor vendimi për Arbër Paplekajn


Është shtyrë për në 5 qershor vendimi ndaj Arbër Paplekajt i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë par zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Shkak për shtyrjen e vendimit është bërë mungesa e prokurorëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan pas një përplasjeje mes aktivistëve të PS-së, mes të cilëve edhe Pjerin Xhuvani dhe atyre të PD-së që ishin pjesë e ekipeve për mbrojtjen e votës, të ngritura për zgjedhjet e 25 prillit. Paplekaj qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe më pas u dorëzua në Tiranë.

Ai ka deklaruar në gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori dhe në seancat gjyqësore se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi është qëlluar më parë nga pala tjetër. Gjatë të shtënave u plagos edhe një efektive policie me një plumb në këmbë si dhe Kelmend Xhaferri, i grupit të Xhuvanit.

Asokohe kreu i PD-së Basha akuzoi prokurorin e çështjes Alfred Shehu për manipulimin e provave që u gjetën në vendngjarje dhe ish-drejtorin e policisë së Elbasanit Albert Nushi.