Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj drejt Milanos: Të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin Ramën


Italia është ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama me diasporën pasi asaj të Greqisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto në rrjete sociale nga udhëtimi i tij drejt Milanos, teksa ka takuar edhe shumë shqiptarë. 

“Rrugës për Milano ku të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin KM Edi Rama, siç i ka hije vendit që është në çdo kopertinë e lajm për turizmin e transformimin urban.

Rrugës takova një shoqe të vogël që do bëhet piktore e madhe, dhe ca shoqe të medha që në të voglën e tyre në agroturizëm, mësimdhënie e balet i shtojnë çdo ditë reputacionin vendit”, shkruan Veliaj.