Mbrëmjen e së shtunës, në Korçë ka ndodhur një aksident automobilistik ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një grua ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për trajtim.
Shkaku i aksidentit dyshohet se është për shkak lagështisë në rrugë për shkak të reshjeve të shumta të shiut, çka ka çuar në humbjen e kontrollit të automjetit nga njëri prej drejtuesve.