Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë 42-vjeçari te “Mali i Robit”, dyshohet se u përplas nga një automjet


Një 42 vjeçari nga Lushnja është gjetur i pajetë në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Sipas policisë dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit”.