Një grup shqiptarësh janë bërë pjesë e takimit që kryeministrit Edi Rama në Milano, në kuadër të turit me diasporën.
Ata kanë shpalosur një banderola ku kërkohet vota e diasporës në zgjedhjet 2025.
Ky grup është përplasur me shqiptarët të cilët ishin në takim, të cilët kanë tentuar t’i nxjerrin jashtë, dhe më në fund ia kanë arritur.
“Sot organizuam aksionin e radhës gjatë takimit të Ramës me diasporën në Itali. Nxorëm banderolën #duatevotoj2025, por u nxorëm me forcë nga disa njerëz aty”, ishte njoftimi i këtij grupi.
Ndërkohë në një video të publikuar nga Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qorri, personi i cili po hapte banderolën ishte i kësaj lëvizje.
Ai shprehet se në ato moment që po hapnin banderolën iu hodhën siper ca patronazhistë të egersuar ndërkohë që nuk bënë asgjë dhe nxorrëm vetëm banderolën
“Ky grup aktivist nga nisma #Duatevotoj2025 ishte sot në takimin që bëri kryeministri Rama në stadiumin në Milano me Diaporën Shqiptare, një takim që nisi me ca këngë dhe valle nga këngëtarë të njohur dhe më pas e mori fjalë n kryeministri për ti thënë shqiptarëve se sa shumë i mbë shtet, në një moment të caktuar ne hapëm banderolën dhe i treguam mesazhin dhe i thamë kryeministrit që duam të votojmë në 2025 nga vendi ky jetojmë, në ato moment na u hodhën siper ca patronazhistë të egersuar ndërkohë që ne nuk bëmë asgjë dhe nxorrëm vetëm banderolën. Gjithsesi ne i cojmë mesazhin parlamentit dhe qeverisë shqiptare që ne do vazhdojmë tëkërkojmë atë që na e lejon kushtetuta dhe ligji shqiptarë dhe besoj që në 2025 shqiptarët do arrijnë të votojnë në vendin ku jetojnë . Ftojmë të gjithë shqiptarët me të njëjtën dëshirë të na bashkohen në aktivitetet e rradhës”, u shpreh ai.