Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon pas takimit të Ramës në Itali: Reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve nëpër botë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar, pas turit të kryeministrit Edi Rama në Milano. Për Bashën, Rama është shfaqur si një njeri i papërgjegjshëm, që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm në botë.

“Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë”, shprehet Basha.

Postimi i kreut të PD Lulzim Basha:

Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.