Suksesi 1-0 i Egnatias ndaj Partizanit “kurorëzoi” rrogozhinasit si kampion, për herë të parë në histori. Pas sfidës foli lojtari i ekipit nga Rrogozhina, Renato Malota.
“Partizani një ekip që duhet respektuar. Ne i dinim forcat tona dhe e dinim se çfarë ishim të aftë për të bërë. Në dy fazat e para krijuam një shkëputje të madhe dhe tashmë iu vërtetuam të gjithëve se kush jemi.
Nuk ishim favoritë për të fituar “Final – Four”, pasi Partizani ishte më i fortë në letër, por ne iu treguam të gjithëve se çfarë jemi të aftë të bëjmë.
Dy trofetë që kemi marrë i dedikohen vetëm Raphael Dwamenas. Ai ka dhënë një kontribut të madh në këtë skuadër dhe e meriton”, ka deklaruar Malota.