Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me armë zjarri në Shkup, ndërron jetë një person dhe plagosen dy të tjerë


Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup.

Mediat maqedonase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bul.Nikolla Karev”, ndërsa si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24 vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19 vjeçar) dhe A.I (29 vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë” thonë nga MPB.

Sipas mediave maqedonase, personi i vrarë është Amar Ismani, bloger dhe këngëtar nga Shkupi. Arsyet e përleshjes nuk dihen.

Nga Prokuroria thonë se janë marrë materiale nga vendi i ngjarjes dhe se të njejtat do të hetohen më tutje, shkruan Telegrafi.com