Vendosni fjalën kyçe....

KPA e përjashtoi 15 vite nga drejtësia, shtyhet mbledhja për shkarkimin ose jo të kryetarit Alfred Balla


 

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të përcaktohet nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting.

Sipas informacioneve komisioni me 3 anëtarë do të bëjë relacion dhe do të informojë këshillin se kur do rimblidhen.

Balla nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa ajo do të mbahet në orën 11:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Alfred Balla drejton KLP nga momenti që mandati i Gent Ibrahimit përfundoi, ndërsa më parë mbante funksionin e nënkryetarit të Këshillit. Ballës i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijon të qëndrojë në detyrë deri në momentin që do të zgjidhen anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.