Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi prezantoi në Kuvend projektrezolutën anti-korrupsion të PS, e cila kalon sot për votim. Çuçi tha se me reformën në drejtësi kanë rrëzuar ‘monumentin’ e kulturës së pandëshkueshmërisë. Por sipas tij, drejtësia e re, nuk mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër korrupsionit, e prandaj vijon puna për reformimin e qeverisjes.
“Reforma që mazhoranca konceptoi dhe udhëhoqi, është akti historik më i guximshëm në të bërin Shqipërinë një shtet modern të respektuar botërisht.
Asnjë forcë tjetër nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Ndryshe Shqipëria sot nuk do shihte rrëzimin e monumentit të shëmtuar të pandëshkueshmërisë.
I kemi hapur rrugë krijimit të një gjykate e prokurorie të posaçme.
Gjithçka e kemi bërë për të fuqizuar shtetin shqiptar.
Askush nuk mund të mohojë se drejtësia vepron mbi dhe e pavarur nga politika.
Kemi bërë shumë e kemi arritur jo pak, këtë e ka thotë edhe BE në çeljen për negociatat.
95 përqind e shërbimeve kryhen nga telefoni, ka rënë korrupsioni”, u shpreh Çuçi.