Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e ushtrisë sudaneze, gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan.
Në fokus të bisedimeve ishte rifillimi i negociatave të paqes me paraushtarakët dhe në sfondin e betejat e ndezura në El Faser, në Darfur.
Ministri dhe kreu i juntës ushtarake sudaneze diskutuan gjithashtu domosdoshmërinë për t’i dhënë fund luftës në Sudan dhe lejimin e aksesit të papenguar humanitar, duke përfshirë aksesin ndërkufitar, në mënyrë që të lehtësohen vuajtjet e popullit sudanez.
“Blinken “iu referua rifillimit të negociatave në Jeddah dhe nevojës për të mbrojtur civilët dhe për të de-përshkallëzuar armiqësitë në El Fasher, (në shtetin) e Darfurit të Veriut,” thuhej në reagimin zyrtar.