Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme.
Avokati ka përfaqësuar një palë në një çështje pronësie në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Apel.
Më pas njëri nga tetë përfituesit, Dritan Nano, dyshohet se nuk ka respektuar detyrimet ndaj avokatit e studios ligjore.
Lidhur me dhunën janë identifikuar autorët e dyshuar me njërin që është vetëdorëzuar.
Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë tetë anëtarët, ku tani është ndërtuar.
Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.
Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.